Home / Kryesoret / Zaev-Zhbogar: Të zbatohen reformat urgjente integruese në Maqedoni (Video)

Zaev-Zhbogar: Të zbatohen reformat urgjente integruese në Maqedoni (Video)

Kryeministri Zoran Zaev, ka realizuar një takim me Ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike,

 

”Erdha ta uroj kryeministrin për përgjegjësinë që e ka marrë si kryeministër në këtë periudhë të rëndëishsme. Kemi Kuvend dhe Qeveri funksionale dhe kjo na jep besimin se vendi po del nga kriza dhe na jep garanci se shohim kah e ardhmja me optimizëm. Është koha për të filluar puna e vërtetë, puna me reforma. Ia ofrova kryeminisrit ndihmën tonë, mbështetjen, udhëzimet dhe asistencën tonë për Qeverinë, në lidhje me reformat, por vendimet duhet të merren nga Qeveria”, deklaroi Zhogar.

Zhbogar bëri të ditur se është diskutuar edhe për përfshirjen e të gjitha partive politike dhe qytetarëve për reformat drejt integrimit evropian.

Nga ana tjetër Zaev u zotua për punë, institucione stabile dhe reforma të duhura gjyqësore.

”Do të bëjmë gjithçka që të plotësojmë pritshmëritë e BE-së për ta hequr kushtëzimin e rekomandimit. Kriza politike ka përfunduar, pres që Hahn të thotë qëndrimin e tij për këtë gjë, kurse unë mund të them se jemi të përkushtuar ndaj reformave. Si do të shkojnë punët, ashtu do t’i njoftojmë edhe qytetarët”, tha Zaev.

Zaevi bëri thirrje që të mbështetet puna e PSP-së, pasi që dihet arsyeja se përse është themeluar dhe mbështetur. Ai u zotua për institucione stabile dhe të përgjegjshme, ku do të përfshihen edhe ekspertë.

Në lidhje me reformat në gjyqësi, Zaev tha se do të ndiqen të gjitha udhëzimet e Komisionit të Venecisë që kanë të bëjnë me këtë çështje, duke shtuar se procesin e reformimit do ta udhëheqin personat profesionistë, e jo politikanët, kurse qëllimi kryesor është pavarësia e plotë e gjyqësisë./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *