Home / Kryesoret / Zaevi nëse zvarrit çështjet e shqiptarëve, do të përfundojë më keq se Gruevski!

Zaevi nëse zvarrit çështjet e shqiptarëve, do të përfundojë më keq se Gruevski!

Votues shqiptarë të LSDM thonë se po ndjekin veprimet e kryetarit të kësaj partie, Zoran Zaev, sidomos për çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Një përkrahës i kësaj partie thotë për INA se Zaevi nëse kësaj radhe zhgënjen votuesit shqiptarë, ai do të përfundojë më keq se Nikolla Gruevski. “Ne kemi pritur që atëherë do ta publikojë bombën për Monstra, për Lagjen e Trimave apo edhe bomba të tjera që kanë të bëjnë me shqiptarët. Ai u arsyetua se përse nuk e bëri këtë. Ok, kaloi. Tani sërish nuk ka tajming për gjuhën shqipe dhe për çështje tjera që tangojnë shqiptarët. Ne presim që ai të reflektojë, në të kundërtën, filmi i tij do të dal blof”, thekson votuesi shqiptar.

Zaev ka arritur të sigurojë shumë intelektualë, aktivistë shqiptarë, përfshirë edhe ata nga diaspora, duke u konsideruar si një politikanë modern dhe tolerant, pa ngarkesa etnike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *