Home / Lajme / Maqedoni / Zaevit po i ikin dy deputetë, ja emrat?!

Zaevit po i ikin dy deputetë, ja emrat?!

Dy deputetet e partisë Rilindja Demokratike e Maqedonisë (RDM), nuk do të jenë pjesë e Grupit Parlamentar të LSDM-së edhe pse në zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin pjesë e koalicionit parazgjedhor të udhëhequr nga partia e Zaevit. Deputetet e kësaj partie, Liljana Popovska dhe Maja Moraçanin për këtë vendim e kanë njoftuar zyrtarisht edhe kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi, transmeton Gazeta Lajm.

Deputetja Maja Moraçanin nga RDM për Tv 24 ka deklaruar se ky vendim është në koordinim me LSDM-në dhe se nuk ndryshon asgjë në esencë në veprimin e tyre si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Mirëpo jozyrarisht ekzistojnë dyshime se ky vendim tregon ftohje të raporteve dhe ka të bëjë me pakënaqësinë e RDM-së nga ndarja e posteve në qeverinë e re.

RDM disa vite me radhë ishte pjesë e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, kurse para zgjedhjeve të 11 dhjetorit kaluan në taborin e LSDM-së.

Pas vendimit të tyre që të mos jenë pjesë e grupit parlamentar të koalicionit të LSDM-së, ka reaguar ish kryetarja e degës së LSDM-së në Shkup, Sofija Kunovska, duke thënë se “ne më intelegjentët në LSDM, me kohë e paralajmëruar LSDM-në për Liljana Popovskën”, me çka ka aluduar se ka ftohje në raportet LSDM-RDM.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *