Home / Kryesoret / Zaev:S’ka më taksë radiodifuzive, servisi publik do të departizohet definitivisht

Zaev:S’ka më taksë radiodifuzive, servisi publik do të departizohet definitivisht

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në debatin e sotëm me gazetarët nga mediume të ndryshme ka folur për hapat e ardhshëm të qeverisë së udhëhequr nga partia e tij.

Ai tha se qytetarët nuk do të paguajnë taksën radiodifuzive dhe theksoi se do të bëjë departizimin e servisit publik.

Zaev tha se, servisi publik nga qeveria e re do të shfrytëzohet si mjet për komunikata dhe njoftim të publikut dhe jo për reklamim dhe promovim të pushtetit.

Kryeministri i ri foli edhe për deklaratat e tij në Serbi, ku kishte thënë se kishat e Kosovës janë zemra e Serbisë. Ai tha se Maqedonia i ka mike edhe Kosovën edhe Serbinë dhe se do ta kuptojnë deklaratën e tij. Zaevi shtoi se, qeveria e kaluar ka kontribuar në prishjen e marrëdhënieve me gjithë fqinjët e saj dhe shtoi se problemi nuk mund të jetë tek të gjithë ata, por me Maqedoninë nuk ka qenë diçka në rregull.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *