Home / Lajme / Maqedoni / Zekiri i kundërpërgjigjet Gruevskit për raporte të reja me shqiptarët (Foto)

Zekiri i kundërpërgjigjet Gruevskit për raporte të reja me shqiptarët (Foto)

Deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri, nuk beson në deklaratat e Nikolla Gruevskit se partia e tij do të vazhdojë të jetë partnerë i shqiptarëve dhe se do të tentojë t’i përmirësojë raportet me shqiptarët. Sipas tij, këtë mund ta bëjë vetëm një parti e reformuar dhe pa Gruevskin si udhëheqës,

“Gruevski ka paralajmëruar marrëdhënie të reja me shqiptarët dhe të huajt. Marrëdhënie të reja me shqiptarët mund të ketë vetëm lider i ri dhe OBRM-PDUKM e re dhe jo kjo parti me ty në krye. Shqiptarët e dijnë shumë mirë kush je t’i dhe partia jote. Ndërsa ndërkombëtarët të përshëndesin me manifestin që e lexove para KSHZ-së”, shkruan Zekiri në Facebook./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Po afrohet koha e bakllavas, për Bajram pritet të konsumohen 3-4 mijë tonë në Turqi

​Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, prodhimi ditor i bakllavasë në Turqi që normalisht …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *