Home / Lajme / Maqedoni / Zëvendëskryeministri Lika takon ambasadoren e OSBE-së, Nina Suomalainen

Zëvendëskryeministri Lika takon ambasadoren e OSBE-së, Nina Suomalainen

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik, Hazbi Lika, sot u takua me ambasadoren e Misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Suomalainen,

Bashkëpunimi në mes Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik dhe OSBE-së ka qenë tema kryesore në këtë takim të parë në mes ambasadores Soumalinen dhe zëvendëskryeministrit Lika, transmeton MIA.

Bashkëbiseduesit analizuan dhe vlerësuan gjendjen e tanishme dhe potencuan se ka nevojë për një fokusim më objektiv për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe prioriteteve që dalin nga zbatimi i Marrëveshjes.

Zëvendëskryeministri Lika falenderoi ambasadoren Suomalainen për përkrahjen që ka dhënë OSBE në përgatitjen e Analizës së Marrëveshjes së Ohrit për kohezion social duke potencuar se rekomandimet që dalin nga kjo Analizë si përdorimi i gjuhës, decentralizimi, arsimi dhe përfaqësimi i drejtë janë tejet të rëndësishme dhe zbatimi i tyre është prioritet i Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik.

Duke u ndalur në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, zëvendëskryeministri Lika tha se do të angazhohet për rritjen e përfaqësimit si një nga shtyllat e këtij dokumenti duke potencuar se do të bëhet sistematizimi i të gjithë të punësuarëve.

Ambasadorja Suomalainen e uroi Lika për zgjedhjen e tij në postin e zëvendëskryeministrit dhe njëkohësisht shprehu gatishmëri për mbështetje të plotë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si një dokument i rëndësishëm për vendin./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *