Home / Kryesoret / Zhbogar: Prokurori i ri publik të jetë  i pavarur – (VIDEO)

Zhbogar: Prokurori i ri publik të jetë  i pavarur – (VIDEO)

Bashkimi Evropian pret që zëvendësi i Prokurorit Publik shtetëror, Marko Zvërlevski, të jetë i pavarur dhe i besueshëm. Kështu deklaroi ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, pasi publikimit  të disa prej kandidatëve të mundshëm për zëvendësimin e Zvërlevskit.

 

 

Qëllimi i reformave që BE-ja i kërkon nga vendi juaj kanë të bëjnë me de-partizimin dhe de-politizimin e gjyqësorit. Çështja e emërimit të prokurorit të ri të shtetit është çështje për të cilën Parlamenti i vendit tuaj do të vendosë nëse do të zgjedhë kryeprokuror të ri. Nëse Kuvendi vendos të emërojë një Prokuror të ri shtetëror, ne si BE sinqerisht shpresojmë dhe presim që ai person të jetë i pavarur, shumë profesional, me autoritet dhe me kredibilitet që të mund të udhëheq me këtë institucion – deklaroi Samuel Zbogar, ambasadori i BE-së, transmeton Televizioni Koha.

Sa i përket reformave prioritare Zhbogar tha se BE-ja i sugjeron Qeverisë që të përkushtohet në zbatimin e tyre, por pa afate pasi një pjesë e tyre kërkon më shumë kohë.

Ne asnjëherë nuk kemi përmendur se shtatori është afati i fundit për qeverinë kur duhet ti dorëzojë këto reforma. Ne flasim për muajt e ardhshëm. Pastaj do të kemi parasysh se duhet të përballemi edhe me çështje më të ndërlikuara që kërkojnë më shumë kohë për tu zgjidhur, siç janë sundimi i ligjit dhe gjyqësori në përgjithësi. Ne si BE dhe komunitet ndërkombëtar në ditët e fundit vërejmë se në vend njerëzit sikur ndjejnë një lehtësim që vjen si rezultat i asaj se kriza ka përfunduar. Ne mendojmë për reforma që duhet të zbatohen në mënyrë që të kemi një gjyqësor të pavarur i cili do ti trajtojë qytetarët në mënyrë të barabartë – tha Samuel Zbogar, ambasador i BE-së, transmeton Televizioni Koha.

Të hënën në Maqedoni vjen Komisioneri për Zgjerim Johanes Han. Qeveria tashmë ka filluar hartimin e një plani me masa për zhbllokimin e proceseve euro-integruese. /Tv Koha/

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *