Home / Lajme / Maqedoni / Zhernovski: Ligji vlen njëjtë për të gjithë, objekti i VMRO-DPMNE’së do të rrënohet

Zhernovski: Ligji vlen njëjtë për të gjithë, objekti i VMRO-DPMNE’së do të rrënohet

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, tha se objekti I VMRO-DPMNE-së duhet të rrënohet, nëse i referohemi ligjit, pasi nuk është thjesht ballkon apo terracë, por është shumë më tepër,

Këtë ai e tha në takimin me gazetarët, të mbajtur të mërkurën, ku edhe foli për punën e bërë gjatë mandatit si kryetar i Komunës Qendër. Ndër invetimet e shumëta të kësaj komune, Zhernovski nuk la pa përmendur se institucioni aq ai drejton ka pasur bllokim total në aspektin financiar, nga pushteti qëndror. Tre ekipe financiare, tha Zhernovski, kanë bërë kontrrolle të vazhdueshme të dokumentacioneve të komunës.

Duke folur për investimet e bëra, ai tha se ka mbetur ende shumë punë, duke cekur këtu si një nga çështjet problematike mungesën e hapësirave të mjaftueshme për parkim në territorin që përfshin komuna që ai drejton.

Për fund i pyetur nga gazetarët nëse do të kandidojë serish edhe për një mandate, qoftë si kandidat I pavarur apo në kuadër të LSDM-së, i pari i Komunës Qendër e pohoi kandidimin edhe për një mandat dhe për këtë, siç tha, ka edhe përkrahjen e LSDM-së.

Sa u përket gojdhënave  që qarkullojnë se Zhernovski mund të kandidojë për postin e Kryetarit të Qytetit të Shkupit, ai tha se i merr si positive, por se nuk ka shprehur askund një synim të tillë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *