Home / Kryesoret / Zhgobar: BE e gatshme të ndihmojë Maqedoninë – (VIDEO)

Zhgobar: BE e gatshme të ndihmojë Maqedoninë – (VIDEO)

Ambasadori evropian në Shkup Samuel Zhbogar pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev tha se pas zhbllokimit të punës së Kuvendit dhe formimit të kabinetit të ri qeveritar, në radhë është përmbushja e reformave dhe zhbllokimi i procesit euroatlantik të vendit. Zhbogar theksoi se Bashkimi Evropian është e gatshme t’i ndihmojë Maqedonisë në këtë mision.

Ne mendojmë se tani është momenti kur puna e vërtetë duhet të fillojë. Të fillohet përmbushja e reformave, unë në takim kryeministrit ia shpreha gatishmërinë tonë për të ndihmuar, për të përkrahur, ne jemi të gatshëm të ofrojmë udhëzimin e nevojshëm që qeveria ti zbatojë reformat, por në fund vendimet duhet ti merr vetë qeveria. Ne poashtu diskutuam për çështjen e rëndësishme e diskutimit me të gjithë partitë politike dhe me shoqërinë, për reformat e nevojshme për integrimin euroatlantik të Maqedonisë- deklaroi ambasador i BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar, transmeton Televizioni Koha.

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me ambasadorin e BE-së, Samuell Zhbogar tha se shpreson që sa më shpejt vendit t’i hiqet rekomandimi i kushtëzuar për anëtarësim në BE.Zaev tha se për Maqedoninë është e rëndësishme anëtarësimi në BE. Ai tha se me ambasadorin kanë biseduar për shumë çështje, por mbi gjitha mbi reformat që duhet të ndërmerren.

 “Do të bëjmë gjithçka që t’i plotësojmë pritshmëritë e BE-së që të kenë arsye të mjaftueshme për ta hequr rekomandimin e kushtëzuar. Jemi duke dakorduar takim me komisarin Johanes Hahn dhe ai duhet t’i tregoj pritshmëritë e tij nga Qeveria e re. Një kërkesë është realizuar, ndërsa ajo ishte mbajtja e zgjedhjeve. Kishim zgjedhje kredibile dhe po dalim nga kriza politike. Na mbetet vetëm zbatimi i reformave. Ne jemi të përkushtuar në proceset dhe një orë sa më parë të lëvizin gjërat”, ka deklaruar Zoran Zaev, transmeton Televizioni Koha.

Qeveria e re tha Zaev,  ka energji pozitive dhe dëshiron që ketë pozitivitet ta transmetoj edhe tek qytetarët. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *