Home / Lajme / Botë / Zvicër, shqipëtari grabit dy herë të njëjtën postë, 4 vjet burg

Zvicër, shqipëtari grabit dy herë të njëjtën postë, 4 vjet burg

Një kosovar i moshës 39 vjeçare, është dënuar në Zvicër nga gjykata e Sissach-ut, kantoni Baselland me katër vjet e gjysmë burg.

Ai  akuzohej, veç tjerash për grabitjen e armatosur në dy raste të ndryshme të postës së njëjtë, në lokalitetin Läufelfingen të këtij kantoni, shkruan volksstime.ch.

Krahas dënimit me burg, ai duhet të bëjë edhe kompensimin e dëmit material dhe të paguajë shpenzimet e procedurës së gjykimit, transmeton albinfo.ch.

Sulmi i dytë i armatosur në filialin e postës kishte ndodhur më 25 janar 2016 ndërsa i pari, në nëntor 2015.

Herën e dytë, ai kishte shkuar në orën 6.45 të mëngjesit dhe në hyrjen zyrtare të postës kishte kërcënuar me pistoletë njërin nga punëtorët, përcjell albinfo.ch. Ai e kishte detyruar atë që t`ia dorëzonte një shumë prej disa mijëra frangave dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *