Home / Lajme / Botë / Zviceranët bëjnë 700 milionë orë punë vullnetare në vit

Zviceranët bëjnë 700 milionë orë punë vullnetare në vit

Berna zyrtare ka vlerësuar lart punën vullnetare, e cila përbën një pjesë të rëndësishme të realitetit zviceran. Në këtë frymë, të shtunën në Bernë është zhvilluar një aktivitet kushtuar vullnetarizmit. Kryetari i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, Jürg Stahl, ai i Dhomës së Kantoneve Ivo Bischofberger dhe kryetarja e federatës, Doris Leuthard kanë pritur në sallën e parlamentit  me rreth 100 persona që janë dalluar me punë vullnetare, thuhet në një komunikatë për shtyp nga shërbimet parlamentare.

“Të gjithë ata që angazhohen pa pagesë nëpër shoqata, në politikë ose në ndihmë fqinjëve, meritojnë falënderimin, respektin dhe mirënjohjen e shoqërisë”, ka thënë Leuthard me këtë rast, shkruan albinfo

Në program, veç fjalimeve ka pasur edhe punëtori (workshops), debate në podium dhe një referat shkencor.

Rreth një e treta e qytetarëve të Zvicrës angazhohen në punë vullnetare. Sipas një statistike rezulton se në Zvicër brenda vitit bëhen rreth 700 milionë orë pune vullnetare. Ajo ka të bëjë më së shumti me fushat si sporti, hobi, kisha dhe kultura.

Profesori Markus Freitag, politolog në Universitetin e Bernës ka thënë me këtë rast se edhe jashtë shoqatave dhe organizatave bëhet punë vullnetare, e papaguar. Sipas tij, rreth 40 për qind të zviceranëve ndihmojnë njerëzit tjerë ose u kryejnë atyre shërbime vullnetare.

Gjithashtu lexo

Rusia thotë se është pothuajse e sigurt se lideri i ISIS Abu Bakr al-Bagdadi është vrarë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë sot se është pothuajse e sigurt se lideri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *