Home / Lajme / Botë / 26 emigrantë gjenden në kamionin-frigorifer

26 emigrantë gjenden në kamionin-frigorifer

Policia franceze bën të ditur se ka gjetur 26 emigrantë në një kamion frigorifer në veri të vendit dhe ka shtuar se një fëmijë dy vjeçar është dërguar në spital.

Sipas Policisë shërbimi për siguri e ka gjetur grupin prej 26 emigrantëve në kamionin frigorifer dhe se fëmija është hospitalizuar për shkak të ngrirjes.

Shumë emigrantë që dëshirojnë të shkojnë në Britaninë e Madhe tentojnë që të hyjnë në kamionët që me traget shkojnë nga Franca në këtë shtet.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *