Home / Kryesoret / 30 Qershori dita e themelimit të Rotary në Kosovë – (FOTO)

30 Qershori dita e themelimit të Rotary në Kosovë – (FOTO)

Dje në Kosovë u shënua 30 Qershori, një datë historike e Rotary Ndërkombëtar në Kosovë, dita e themelimit të Rotarit në Kosovë.

Më 30 Qershor të vitit 2000 në lokalet e ish Klubit të Artistëve në Hotelin Pashtriku në Gjakovë u mblodhën 35 intelektual, profesionista, veprimtar dhe patriotë Gjakovar dhe  themeluan Klubin e Parë Rotarian në Kosovë-Klubin Rotarian Gjakova.

Më 31 Gusht 2000 Kryetari i Rotarit ndërkombëtar Frank Devlyn e njohi për herë të parë zyrtarisht Rotarin e Kosovës.

Sot Kosova i ka 12 Klube Rotariane të Zyrtarizuara në Rotarin Ndërkombëtar.

 

Rrëfimi ynë, për aktivitetet e Klubit të parë Rotarian në Kosovë, nisi që në verën e vitit 2000, në kohën kur si gjithkund tjetër edhe në Kosovë popullata e Gjakovës vazhdonte të përballej me nevojat emergjente për rindërtimin e vendit të shkatërruar në masë të madhe nga lufta dhe për krijimin e kushteve në normalitet.

Gjakova, ishte njëri nga qytetet e Kosovës, që kishte pësuar dukshëm nga brutalitetet e tmerrshme të luftës, andaj qytetarët e saj ishin akoma të preokupuar dhe përballeshin me sfidat e mbijetesës.

Në këtë periudhë ku përkrahja për komunitetin ishte shumë e rëndësishme, organizatave ndërkombëtare dhe vendore humanitare, të cilat vepronin në komunën e Gjakovës, e që si qëllim kishin mbështetjen, ndihmën dhe përkrahjen e komunitetit me aktivitetin e tyre, iu bashkua edhe Klubi Rotarian i Gjakovës.
Klubi Rotarian “Gjakova” është formuar më 30 Qershor të vitit 2000 si klub i Parë Rotarian në Kosovë. Që nga ajo ditë, anëtarët e tij me aktivitetin dhe angazhimin e tyre, kanë pasqyruar në mënyrë të denjë tek rotarianët në botë, realitetin dhe nevojat e domosdoshme për ndihmë komunitetit të Gjakovës dhe më gjerë, që kishin pësuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Themeluesi i Klubit të Parë Rotarian në Kosovë dhe Themelues i Rotarit në Kosovë apo siq quhet “Paul Harrisi i Kosovës” z. Ruzhdi Bakalli, njëherit edhe ish Guvernator i Distriktit Rotarian në Pensillvani të Shteteve të bashkuara të Amerikës, është personi, humanisti dhe Rotariani më eminent shqiptar i njohur ndërkombtarisht. Z. Ruzhdi Bakalli është Guvernatori i Parë Shqiptar Rotarian si dhe Oficeri i Parë Shqiptar Rotarian në nivel të një Zone Rotariane.

Zoti Bakalli instaloi, kultivoi, promovoi dhe mbështeti në vazhdimësi, vlerat e mirëfillta Rotariane në gjithë teritorin e Kosovës, por edhe në Rajon.

 

Ai njeherit është edhe shqiptari i vetëm që është laureuar nga Bordi i Drejtorëve të Rotaris Nderkombëtar, me çmimin “Shërbimi mbi Veten”, që është  çmimi më i lartë i kësaj organizate të mirënjohur ndërkombetare. Ai është njëherit edhe Shqiptari i vetëm që është lauruar nga Bordi i Drejtorëve të Fondacionit të Rotarit Ndërkombëtare me qmimin “ Citim i Shërbimit Meritor”, që është një nga qmimet më të larta të Fondacionit të Rotaris.

 

Me përkrahjen, këshillat dhe lobimin e pakursyer të z. Bakallit, ënderra e një grupi entuziastesh, personave eminent të profesioneve dhe bizneseve të ndryshme të Komunës së Tetovës, që kishin vënë prioritet Shërbimin mbi veten në dobi të komunitetit, u bë Realitet.

 

Me 26 Maj të vitit 2016 u njoh zyrtarisht nga Rotari Ndërkombetar, Klubi Rotarian i Tetovës, me dr. Argjend Imerin, Kryetar Themelues dhe Zyrtarizues të Klubit të Parë Rotarian në Tetovë.

 

Klubi Rotarian i Tetovës, asokohe paraqiste edhe një ndër klubet më të medhaja në Rajon me 56 anëtarë themelues të tij, persona të profileve, bizneseve, etniciteteve dhe besimeve të ndryshme, të përkushtuar për të kultivuar dhe përhapur idealet e mirëfillta Rotariane, në dobi të qytetarëve të Komunës së Tetovës, rajonit të Pollogut dhe më gjërë.

Klubi Rotarian i Tetovës, me angazhimin e pakursyer të vetë anëtarëve të tij si dhe miqëve Rotarian të mirëfilltë ka realizuar dise projekte bëmirsie, në rajonet e vërshuara të Regjionit të Shkupit, si dhe për kategoritë vulnera në komunen e Tetovës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *