Home / Lajme / Kronika e zezë / 44 vjeçari dhunonte gruan në sy të fëmijëve, policia e arreston dhe i gjen dhe armë

44 vjeçari dhunonte gruan në sy të fëmijëve, policia e arreston dhe i gjen dhe armë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 44-vjeçar për dhunim të bashkëshortes së tij. I arrestuari është Fatmir Kolecaj, banues në Zejmen.

Sipas bluve, “ky shtetas ka ushtruar  dhunë fizike e psikologjike, në mënyrë të përsëritur e në prezencë të fëmijëve,  si dhe duke e kërcënuar me një armë zjarri , bashkëshorten e tij”.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet një armë zjarri pushkë model 56 me 11 fishekë brenda në pushkë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Dhuna në familje ” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Gjithashtu lexo

Një kumanovar humb jetën në aksident trafiku (Emri)

Në një aksident të rëndë trafiku, dje jetën e ka humbur një person nga Kumanova. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *