Home / Lajme / Maqedoni / A po fundoset vallë “Titaniku” i Gruveskit?!

A po fundoset vallë “Titaniku” i Gruveskit?!

Masat paraprake të kujdesit janë një dimension dhe vlerësim i gjykatës, por fillimi i procesit gjyqësor nuk është i diskutueshëm. Materiali voluminoz, kuti me prova  lajmërojnë ditë të rënda për akuzën dhe të akuzuarit, porcese intenzive, paraqesin këto që janë vendosur tashmë si një pozicion që të pandehurit të mbrohen nga liria kurse jo nga paraburgimi.

Kanë ngelur edhe pesë kërkesat të PSP-së për paraburgim. Këto janë rastet “Titanik”, ku në të vërtetë bëhet fjalë për kreune VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski dhe Grdana Jankullovska.

Në këtë aktakuzë, në fakt, kemi të bëjmë me  mashtim elektoral dhe parregullsi zgjedhore, ku janë të të përfshirë udhëheqësia e e kësaj partie dhe logjikisht është meta e PSP është pikërisht kjo.

Nga Këshilli Penal thonë që në fillim duhet që të informohen palët e pasta publiku. Gjykata ka njoftuar se vedimi do të shpallet sot.

Gjykata Themelore Shkup 1 ka vepruar më parë në një total prej pesë lëndëve të Prokurorisë Speciale. Bëhet fjalë për rastet “Total”, Titanik “,” Tortura “,” Tiffani “dhe “Trevnik”. Sipas njoftimit të gjykatës, është hodhur poshtë kërkesa për paraburgim për Dragan Pavlovi-Llatas, si e pa bazë dhe i është shqiptuar masë kujdesi, përkatësisht i janë marrë dokumentet e udhëtimit. Gjithashtu gjykata vendosi për masë kujdesi edhe për të akuzuarën tjetër, Ivona Talevska në lëndën “Tifani” ku të akuzuarës gjithashtu i janë marrë dokumentet e udhëtimit. Nga gjithsejt 13 kërkesa për paraburgim nga PSP në të cilat edhe janë shpallur vendimet, nuk është pranuar asnjëra.

Në vend të paraburgimit në 11 raste gjykata  vendosi për masa kujdesi dhe  konfiski të dopkumenteve të udhëtimit, krse dy të akuzuar edhe pa asnjë masë.

Paraburgim u kërkua edhe për ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov, për ish shefin e Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski, për shefin e kabinetiti të ish ministres, Gordana Jankullovska, Toni Jakimovskin, si dhe për personat me inicialet N.N dhe N.B., por për asnjërin nuk u vendos kështu siç kërkonte PSP-ja.

Në herët paraburgim nuk fitoi ish zv/kryeminstri, Vlladimir Peshevski, ish ministrja e kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, shefi i MPB, Gjoko Popovski, kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe personi me inicialet L.L. C si dhe deputeti i BDI,së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri.

Kërkesat e PSP-së për paraburgim, gjykata i zëvendësoi me vendim për konfiskimin e përkohshëm të pasaportave dhe ndalimin e lëshimit të çfardo lloj dokumenti tjetër për udhëtim dhe rregullisht një herë në javë të lajmërohen tek personi i autorizuar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 në Shkup. Kjo do të thotë se masat janë një dimension dhe vlerësim i gjykatës, por se proceset gjyqësore nuk janë të diskutueshme. Materiali voluminoz, kutitë me prova paraqesin këto që janë vendosur tashmë si një pozicion që të pandehurit të mbrohen nga liria kurse jo nga paraburgimi.

Irrituese për publikun janë vetëm vendimet e fundit të gjykatës, e cila viteve të fundit ka shqiptuar vendime për paraburgim për pakufi rastesh edhe atë vetëm në bazë të dyshimeve, pra është keqpërdorur ky institucion, kurse tani me prova të plota po taktizon dhe po tregon “vlera” të ligjeve dhe vendimeve.

Megjithatë sot jemë në pritje që gjykata së pari të njoftojë  vendimin për kërkesat e tjera të lëndës “Titanik”.

PSP-ja përsëri për fundjavë ka njoftuar se do të kërkojë para Gjykatës së Apelit në Shkup  që t’i rishqyrtojë vendimet e fundit të Gjykatës Penale.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *