Home / Kryesoret / Administrata dhe arsimtarët e Bogovinës në protestë, kërkojnë rrogat

Administrata dhe arsimtarët e Bogovinës në protestë, kërkojnë rrogat

Të revoltuar nga mos zgjidhja e ngërçit politik në komunën e Bogovinës, Sindikata rajonale e Arsimit (SASHK-ut) mbajti protestë për shkak të mosmarrjes së rrogave të mbi 500 të punsuarve në arsimit.

Me këtë rast përfaqësuesja e SASHK-ut Teuta Sejfullahu para protestuesve theksoi se “gërçi politik na ka shkaktuar probleme serioze neve arsimtarëve dhe administratës së shkollave tona me mospagesën e rrogave,kontributeve që janë nën kompetencat e Komunës së Bogovinës”.

“Ne si qytetar të Komunës së Bogovinës na janë shkaktuar telashe në mos marrjen e rrogave ku hasim probleme në kërkesdat hallet obligimet për shkak se pagat tona janë edhe burim jete për ne”.

Përfaqësuesja e SASHK-ut kërkon që qeveria urgjentish të marrë masa për zgjedhjen e kësaj situate. “Së fundmi lus kryesusit e këshillit komunal të lënë inatet në mes veti dhe të merren me hallet tona dhe mos mendojn se e kanë pronë të vete dhe të luajn me ne se ato kanë fituar me duarët tona, inatet politike dhe individuale le ti tregojn në mejdan dhe jo në bllokimin e 500 familjeve”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *