Home / Kryesoret / Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe Manchester United ka ndikuar që oferta hotelierike të shtrenjtohet në shifra marramendëse.

Për këtë shkak, tifozët e ekipeve janë ankuar se kjo gjë është e padrejtë. Nga ana tjetër askush nuk i është qasur këtij shqetësimi në mënyrë institucionale. Rritja e çmimeve do të ndikojë që Shkupi të ketë nam të keq në këtë drejtim.

Mirëpo, të motivuar nga ky skandal i ofertave hotelierike në Shkup, është shfaqur një nismë e cila ofron akomodim falas për tifozët që do të ndjekin ndeshjen e Super Kupës në stadiumin Telekom Arena në Shkup.

Për këtë qëllim, është hapur një faqe interneti që ofron shpallje për akomodim falas në Shkup dhe rrethinë. Qytetarë të ndryshëm regjistrojnë shpallje dhe ofrojnë dhoma falas për akomodim.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *