Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident i rëndë në rrugën e Kërçovës, ka të lënduar (FOTO)

Aksident i rëndë në rrugën e Kërçovës, ka të lënduar (FOTO)

Pasditen e sotme, rreth orës 14, ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën Kërçovë-Ohër gjegjësisht afër fshatit Kollari.

Siç mëson portali TetovaSot në rrugë janë përplasur dy vetura ku janë lënduar shoferët. Pas aksidentit ka arritur ambulanca e Ndihmës së Parë me të cilën të lënduarit janë transferuar në Spitalin e Kërçovës.

Rruga deri në këto momente është e bllokuar nga policia derisa vetura të tërhiqet nga rrjeta mbrojtëse, pasi siç shihet në fotografi vetura gati sa s’është rrëzuar në kanal.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe zhvillon hetime për zbardhjen e aksidentit.

TEMAT:

Gjithashtu lexo

Plagos kushëririn me thikë, sherr për një vijë uji

Policia e Pukës ka arrestuar një person i cili ka plagosur me thikë dhe mjete të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *