Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme herët në mëngjes në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Aksidenti ka ndodhur në orën 1:15 të mëngjesit, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë.

Për pasojë, ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës, Prekë Kokli, 60 vjeç. Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit, Përparim Papa, i cili është komandant trafiku në Komisariatin e Malësisë së Madhe.

Papa ka dhënë sqarime në Polici, duke thënë se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e ndriçimit në rrugë. Megjithatë, hetimet vazhdojnë.

Njoftimi i Policisë: 

Humb jetën 60 vjeçari, ndalohet punonjësi i policisë i përfshirë në aksident
Në datë 26.07.2017, rreth orës 01:10 në segmentin rrugor Velipojë – Shkodër, në fshatin Mali Kolajve, Policia u njoftua se kishte ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe konstatuan mjetin tip ‘’OPEL’’, me  targa AA798FI me drejtues mjeti Përparim Papa, i cili ishte përplasur me mjetin motorçikletë tip ‘Yamaha’ me targë SH 807 B. Për pasojë humbi jetën shtetasi P. P. 60 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë.

U arrestua në flagrancë shtetasit Përparim Papa, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë oficer i Policisë në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, Komisariati Policisë Malësi e Madhe.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 të Kodit Penal.

Gjithashtu lexo

Studentja shqiptare u përplas për vdekje nga një makinë në Itali, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

Ditën e sotme, mediat italiane kanë bërë publike pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti ku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *