Home / Kryesoret / Ambasadori i Izrealit me ushtrime akrobatike në mes sheshit ‘Maqedonia’ (Foto)

Ambasadori i Izrealit me ushtrime akrobatike në mes sheshit ‘Maqedonia’ (Foto)

Ambasadori i Izraelit në Maqedoni, Dan Oryan, pas seancës së djeshme me ministrin për Punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, ia ka mësy sheshit ‘Maqedonia’ në një mënyrë të pazakontë,

Ai në rrjetin social në Facebook ka publikuar fotografi duke bërë ushtrime akrobatike tek shadërvani i sheshit në Shkup, fotografi duke e shoqëruar me shkrimin në vijim.

‘Në rrugë drejt takimit të rradhës, pas takimit me ministrin për Punë të jashtme. Ndalova për një moment, deri te shadërvani i qendrës së qytetit, vendosa xhaketën dhe vendosa duart posht dhe unë…ju e dini’, shkruan ai në FB.

Oryan, përndryshe është duke zhvilluar takime të shpeshta me zyrtarë të qeverisë së re, duke treguar mbështetjen që ka Izraeli për Maqedoninë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *