Home / Lajme / Rajon / Analiza e Le Monde: Erdogan rruga drejt tiranisë

Analiza e Le Monde: Erdogan rruga drejt tiranisë

“Erdogan ka nisur rrugën nga e cila kalojnë të gjitha tiranitë”. Në këtë konluzion të ashpër dhe të fortë arrin gazeta franceze e referencës Le Monde duke evokuar precesin kundër 19 gazetarëve që hapi të hënën rregjimi islamo konservator i Turqisë. Në editorialin që mban datën e kësaj të mërkure, e perditshmja franceze theksonte se ky nuk është një proces vetëm kundër shtypit. As vetëm një proces kundër gazetës më të madhe dhe të pavarur “Cumhuryet”. “Ai është një përpjekje për të përhapur frikën dhe për të shtypur cdo kritikë kundër rregjimit dhe shefit të tij, presidentit Taip Rexhep Erdogan” shkruante Le monde në editorialin e lexuar nga Lapsi.al.

Por në këtë rrugë drejt tiranisë shkruan gazeta, në fillim askush nuk preokupohet. Por në fund të udhëtimit gjendesh papritmas me një autokraci me një sistem ku partisë që fiton zgjedhjet i jepet e drejta të fusë nën thundrën e saj të gjitha institucionet që përbëjnë demokracinë: policinë, drejtësinë, administratën, shtypin, kulturën. “Nëse kjo trajektore dhe makthi që kalojnë më miliona turq, nuk ndolohet shpejt, këtu do të mbërihet” shkruhet në editorial.

Gjykimi  për 19 gazetarë dhe drejtues të gazetës opozitare ”Cumhuriyet” nisi të hënën nga gjykata turke për mbështetje ndaj organizatave terroriste dhe shpifje.

Në rast se gazetarët shpallen fajtorë ata rrezikojnë deri në 43 vite burg. Njëmbëdhjetë prej tyre kanë qëndruar për më shumë se 9 muaj në paraburgim.

Arrestimet e gazetarëve, të cilët u shoqëruan dhe me mbylljen e dhjetëra medieve opozitare, ndodhën pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016. Sipas dekreteve të qeverisë për shkarkimin dhe arrestimin e gazetarëve, ata akuzohen se kanë bashkëpunuar me organizatën e klerikut Fetullah Gylen, i cili akuzohet si organizatori i grushtit të shtetit.

Në editorialin e vet Le monde i bën thirrje për vëmendje edhe demokracive perendimore. “Në Turqi ekonomia arrin të mbahet. Presidenti mbështetet ende nga gjysma e elektoratit. BE varet nga Ankaraja për kontrollimin e flukseve emigratore që varen nga lindja e mesme. Turistët rusë po rikthehen në rezortet turke. Normalizim? Nuk duhet ti lejojmë vetes verbërinë. Kur një rregjim ul në bangën e të akuzuarve editorialistë 70 vjecare, nga më të respektuarit e vendit, dihet se për ku është nisur. Drejt një tragjedie që e kalon cakun e lirisë së shtypit” (përkthim Lapsi.al).

Në total, numri i medieve e gazetave të mbyllura me dekret nga Erdogan  që prej korrikut shkon më shumë se 160, ndërsa numri i gazetarëve të arrestuar shkon më shumë se 150, shumica e të cilëve akuzohen për terrorizëm ose bashkëpunim me organizatat terroriste.

Turqia aktualisht renditet si vendi me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur. (Lapsi.al)

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *