Home / Kryesoret / Anulohet seanca “Fortesa 2”, Grujovski merr avokat të ri – (VIDEO)

Anulohet seanca “Fortesa 2”, Grujovski merr avokat të ri – (VIDEO)

Rasti “Fortesa 2” u anulua për shkak se i akuzuari kryesor, Goran Grujovski ka angazhuar avokat të ri. Lupço Shvrgovski është avokati, i cili tani e tutje do ta mbrojë ish drejtorin e Drejtorisë së Pestë të DSK-së dhe pasi që sapo e ka marrë lëndën në duar, kërkoi më shumë kohë për t’u njoftuar me detajet e akuzës dhe gjykimit të deritanishëm. Por, Shvërgovski paraqitet si avokat edhe i Sasho Mijallkovit. Ish kryeprokurori Shvërgovski nuk tregoi nëse edhe të akuzuar të tjerë në rastet e Prokurorisë Speciale kanë treguar interes që ai t’i mbrojë në gjykatë, transmeton Televizioni Koha.

 

Në sallën e gjykatës sot ishin edhe gjashtë femra të punësuara në arkivin e Drejtorisë së Pestë të DSK-së, por edhe dy dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria Speciale. Gjithësej janë ftuar katër dëshmitarë që do të dëshmojnë në seancën e ardhshme të paracaktuar për më 26 shtator.

Të punësuarit në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim akuzohen për shkatërrimin e dokumentacionit dhe për falsifikimin e dokumenteve zyrtare në të cilat figuronin të dhënat për përgjimin e paligjshëm dhe shkatërrimin e pajisjeve me të cilat është bërë përgjimi. Së fundi, për Goran Grujovskin, Prokuroria Speciale kërkoi paraburgim, por Gjykata Penale vlerësoi se mjafton vetëm t’i merret pasaporta.

Prokurorja Lençe Ristovska paralajmëroi se do të parashtrojnë ankesa kundër vendimeve të Gjykatës penale në lidhje me kërkesat për përcaktimin e paraburgimit dhe masave të kujdesit për të dyshuarit nga lëndët për të cilat Prokuroria Speciale Publike ka parashtruar akuzë. Ajo shtoi se opinioni do të informohet për të gjitha ankesat dhe për arsyet për të cilat janë refuzuar kërkesat e tyre.

Ristovska pret që nga shtatori të fillojnë gjykimet, ndërsa për anulimin e seancës së sotme gjyqësore për rastin “Fortesa 2” tha se të akuzuarit kanë avokatë të rinj, për çka, siç tha, kanë të drejtë ligjore.

“Të drejtat tona ligjore të cilat i kemi në këtë procedurë, është e drejta për të përdorur mjete juridike dhe gjatë kësaj jave varësisht si rrjedh e drejta e ankesës, do të ngriten ankesa kundër vendimeve.Të akuzuarit kanë të drejtë të mbrojtjes. Duke e pas parasysh se kanë avokatë të rinj nuk mund ta mohojmë këtë të drejtë, kjo është e drejtë që iu takon në mënyrë ligjore”, theksoi Ristovska, transmeton Televizioni Koha.

Prokurorja sqaroi se “Fortesa” dhe “Target” të cilat gjatë përgatitjes së aktit akuzues janë bashkuar në një akuzë, janë të ndryshme nga “Fortesa 2”.Gjykata themelore Shkupi 1 Shkup deri më tani nuk i ka pranuar kërkesat e PSP-së për caktimin e paraburgimit, ndërsa 35 personave iu caktoi masë të kujdesit, gjegjësisht marrje të pasaportave dhe obligim që të paraqiten në Gjykatë. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *