Home / Lajme / Maqedoni / Anulohet seanca për “Fortesa 2”, Grujevski bëhet me avokat të ri

Anulohet seanca për “Fortesa 2”, Grujevski bëhet me avokat të ri

Gjykimi i sotëm për rastin “Fortesa 2” ku i akuzuar është njeriu i parë i Drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujevski, dhe gjashtë të punësuar të tjerë në DSK u anzulua përshkak se Grujevski ka emëruar avokat të ri, Ljupço Shvrgovski, ndërsa në proces do të kyçet edhe një avokat tjetër, Mile Petrovski,

Avokatët kërkuan paksa kohë të njoftohen me akuzën. Seanca e ardhshme është caktuar më 26 shtator, kur dëshmi duhet të japin katër dëshmitarë.

Të punësuarit në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim ngarkohen për shkatërimin e dkumentacionit dhe për falsifikimin e dokumenteve zyrtare në rastin e PSP-së “Fortesa 2”, i cili ka të bëjë me përgjimet e paligjshme apo të ashtuquajtura “bomba” që i publikoi tani më kryeministri Zoran Zaev./Zhurnal.mk

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *