Home / Kryesoret / Apel nga komuna e Gostivarit – (VIDEO)

Apel nga komuna e Gostivarit – (VIDEO)

Për shkak të temperaturave të larta dhe ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje në ditët në vazhdim, apelojmë deri tek qytetarët e komunës së Gostivarit të bëjnë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të ujit të pijshëm.

 

“Luten qytetarët që t’i shmangen përdorimit të ujit nga sistemi i ujësjellësit, për vaditje të arave, sipërfaqeve të gjelbra, oborreve, larjen e automjeteve dhe të ngjashme. Në disa lagje dhe fshatra përreth, ndjehet mungesa e ujit të pijshëm. Për atë shkak dhe me qëllim të mundësohet që të gjithë shfrytëzuesit e sistemit të ujësjellësit të kenë ujë të pijshëm dhe për nevojat themelore për jetesë, Komuna e Gostivarit apelon deri tek qytetarët që uji të shfrytëzohet në mënyrë racionale dhe vetëm për nevojat e amvisërisë”, thonë nga komuna e Gostivarit, transmeton Televizioni Koha.

Urojmë që të gjithë të sillemi në mënyrë të ndërgjegjshme dhe çdo amvisëri të mund të sigurojë furnizim me ujë të pijshëm në këtë periudhë të nxehtë që po e kalojmë, thonë nga komuna e Gostivarit. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *