Home / Lajme / Rajon / Apeli liron nga akuza Hysni Hoxhën

Apeli liron nga akuza Hysni Hoxhën

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, të kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit Hysni Hoxha, vendim ky që liron nga akuza për keqpërdorimi pozitës zyrtare.

“Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, nder të tjera ka gjetur se  në rastin konkret, nuk  është vërtetuar dashja direkte e të akuzuarit H.H., për të kryer veprën penale si element konstituiv i veprës, si dhe nuk është  vërtetua se me veprimin e tij ka përfituar për vete apo tjetrin dobi pasurore, prandaj vendosi ta liroj të atë nga përgjegjësia penale me bindje të thellë se veprimet e tij nuk hyjnë në sferën penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Hysni Hoxha, ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit ishte akuzuar për shpërdorim detyre, pasi nuk shqyrtoi ankesat e dy kompanive për një tender të KOSTT-it.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *