Home / AutoTech / Apple nxjerr në treg iPod Touch me 32GB dhe 126GB, shikoni detajet

Apple nxjerr në treg iPod Touch me 32GB dhe 126GB, shikoni detajet

Më parë gjatë ditës është thënë se Apple kishte vendosur t’i heqë nga qarkullimi modelet e iPod Nano dhe iPod Shuffle.

Ndërsa tani është kuptuar se kompania ka përditësuar modelin e iPod Touch, të cilin tashmë e ka sjellë me dy opsione të hapësirës së brendshme.

Tani ekzistojnë dy variante të iPod Touch, një model me 32GB i cili kushton 199 dollarë si dhe një model tjetër me 128GB që kushton 299 dollarë.

Apple ka ndërprerë modelet 16GB dhe 64GB të iPod Touch, ndërsa pjesa tjetër e specifikimeve në pajisje mbeten të njëjta.

iPod Touch vjen me një ekran 4 inç me një rezolucion prej 1136 x 640 pikselëve, ndërsa pajisja mundësohet nga procesori i Apple, A8 dhe vjen me kamerën e përparme dhe të pasme.

Në pjesën e përparme të pajisjes ekziston një kamerë HD për FaceTime dhe në anën e pasme ka një kamera iSight prej 8 megapikselësh.

Gjithashtu lexo

Ky do të jetë shteti i parë evropian me 5G

San Marino do të jetë shteti i parë në Evropë që do të ketë rrjetin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *