Home / Lajme / Rajon / Arrestohet mërgimtari, sulmon gjykatësit në Skënderaj

Arrestohet mërgimtari, sulmon gjykatësit në Skënderaj

Një person është arrestuar sot në Skënderaj si i dyshuar për sulm dhe kërcënim ndaj dy gjyqtarëve të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, degës në këtë komunë.

Lajmi për sulmin është konfirmuar për KALLXO.com nga Astrit Dibra, administrator i kësaj gjykate.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur gjatë ditës, kur personi i dyshuar nga një fshat i Mitrovicës, mërgimtar nga Italia, ishte ulur para veturës së gjyqtarëve të cilët ishin nisur për të shkuar në një proces gjyqësor në Vushtrri.

“Personi në fjalë sot është ulur para veturës së dy gjyqtarëve të cilët ishin duke shkuar në gjykim në Vushtrri. Meqë jeton në Itali, i dyshuari ka kërkuar qe me çdo kusht t’i fshihet nga evidenca që nuk është nën hetime. Ne e kemi lutur që t’i lejojë gjyqtarët të shkojnë në punë dhe më vonë do t’i kryhet rasti por ai nuk ka pranuar”, tha Astrit Dibra.
Ndërsa prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Sahit Tmava tha për

KALLXO.com i dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe është në pritje të vendimit të gjykatës.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *