Home / Lajme / Maqedoni / Arta Mehmeti Ademi, femra e parë nga Kumanova që fitoi titullin Doktor i Shkencave Juridike

Arta Mehmeti Ademi, femra e parë nga Kumanova që fitoi titullin Doktor i Shkencave Juridike

Në Fakultetin Juridik të Universitetit Europian të Tiranës , në Tiranë, sot më 5.07.2017  në ora 12:00, Mr.sc Arta Mehmeti Ademi e fitoi thirrjen shkencore : Doktor i Shkencave Juridike.

Ajo mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, me temë “Përgjegjësia penale ndërkombëtare” nën udhëheqjen shkencore të Prof.Dr. Xhezair Zaganjori, para komisionit të përbërë nga:

Prof.Dr.Ksenofon Krisafi –   kryetar
Prof.Dr. Iva Zajmi – oponent i jashtëm
Prof.Dr. Erjona Canaj – oponent i brendshëm
Prof.Dr. Evis Alimehmeti – anëtar
Prof.Dr. Nevila Nika – anëtare

Ndryshe, Arta Mehmeti Ademi, e cila aktualisht punon në Gjykatën Themelore në Kumanovë, është e lindur më 17 Tetor 1985. Nga viti 2004 – 2008 ndoqi studimet deridiplomike në Fakultetin Juridik të  Universitetit të Tetovës me sukses 10,  me ç’rast fitoi titullin Jurist i diplomuar.

Nga viti 2008 në Fakultetin Juridik të UT-së ndoqi studimet e ciklit të dytë të cilat i përfundoi me sukses dhe fitoi thirrjen shkencore Magjistër i  Shkencave Juridike.

Nga viti 2008-2015 ishte ligjëruese në Fakultetin Juridik të UT-së. Sot më 5.07.2017 , në Universitetin Europian të Tiranës, në Tiranë, e fitoi thirrjen shkencore Doktor i Shkencave Juridike me sukses 10.

Arta Mehmeti Ademi është femra e parë në Kumanovë që gëzon këtë titull shkencor, gjë që kumanovarët i bën të ndihen krenarë.

Deri më tani, përveç se në Shqipëri dhe Kosovë, ka publikuar një numër të madh të punimeve shkencore edhe nëpër revista prestigjioze ndërkombëtare, si në: Itali, Angli, Sllovaki etj.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *