Home / Lajme / Kronika e zezë / Atentati në Tiranë, i plagosuri mundohet t`ia hedhë policëve në spital për identitetin (Foto)

Atentati në Tiranë, i plagosuri mundohet t`ia hedhë policëve në spital për identitetin (Foto)

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

Policia thotë se kur ka shkuar në vendngjarje pas raportimit në sallën operative nga dëshmitarët e ngjarjes, ka gjetur një shtetas të shtrirë dhe të gjakosur i cili u transportua në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

I plagosuri u identifikua si Edison Delia 26 vjeç, raporton “Panorama”.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

Dëshmia

Gazetarja e Panorama Etleva Delia, raporton se i plagosuri, kur është pyetur në spital nga oficerët e policisë gjyqësore, ka dhënë emër të rremë.

Por më pas ai është identifikuar nga karta e identitetit që i është gjetur në xhep.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Tramuës, teksa pritet që orët në vijim të zbardhin edhe më shumë detaje për motivin e këtij atentati.

Informacioni paraprak nga Policia:

Më datë 20.07.2017, rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “4 Dëshmorët”, është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

Janë ngrit pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit.

Grupi hetimor po vazhdon punën për saktësimin e gjeneraliteteve të të plagosurit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

28 vjeçarja shqiptare që u dogj në azil, vetë ia vuri flakën objektit

Gruaja 28-vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *