Home / Shëndeti / Barnat dhe ushqimi ndikojnë në analizat e gjakut

Barnat dhe ushqimi ndikojnë në analizat e gjakut

Në shumicën e analizave laboratorike është e udhës që pacienti të mos hajë asgjë gjashtë deri dymbëdhjetë orë para se të japë gjak.

Vetëm një kafe e mëngjesit me sheqer para dhënies së gjakut mund të jetë shkak për rezultate “të rreme”, para së gjithash, të glukozës. Për këtë shkak, përgatitjet para dhënies së gjakut duhet marrë me seriozitet dhe duhet përmbajtur udhëzimeve të mjekut.

Për shumicën e analizave laboratorike është e dëshirueshme që pacienti të mos hajë asgjë gjashtë deri në dymbëdhjetë orë. Darka e pasur, me ushqim të yndyrshëm mund të shtojë vlerat e triglicerideve dhe të kolesterinës në gjak:

– Pacientëve u rekomandohet që para se të shkojnë për analiza të mos hanë produkte nga qumështi, vezë, ushqime të fërguara, mish apo bukë të bardhë. E njëjta gjë vlen edhe për lëngjet e pasura me vitamina.

Një ditë para analizave duhet të hahet ushqim i lehtë, për shembull, perime të ziera por vetëm duke mos e tepruar sasinë. Madje edhe nëse vetëm një kafshatë të vogël “fusim në gojë” drejtpërdrejt para dhënies së gjakut mund të rrisë vlerat e yndyrës.

Rregulla e mosmarrjes së ushqimit posaçërisht vlen për ata pacientë të cilët dëshirojnë të konstatojnë nivelin e yndyrës në gjak. Në mënyrë që t’i marrim rezultatet plotësisht të sakta të yndyrës, pacientët nuk bën të hanë asgjë 12 orë para dhënies së gjakut.

Për të gjitha analizat e tjera është e udhës të mos hahet 6 ora para dhënies së gjakut.

Kampionët e mëngjesit

Ritmi ditor i marrjes së kampionëve për analizë është shumë me rëndësi. Vlerat referente për disa analiza në orët e mëngjesit nuk janë të njëjta me vlerat e orëve të mbrëmjes, prandaj është me rëndësi të respektohet procedura të cilën e përshkruan mjeku.

Vlerat e disa analizave laboratorike ndryshojnë gjatë ditës, ndërkaq më së mirë është të analizat të bëhen në mëngjes.

Nëse kampionët merren në orët e mbrëmjes (për shkak të rasteve urgjente), mjeku me rastin e komunikimit të rezultateve merr parasysh edhe ato rrethana, sqaron që disa barna mund të ndikojnë në disa parametra, posaçërisht nëse është fjala për konstatimin e hekurit në gjak.

Pacientët të cilët janë në terapi me hekur, nuk bën të marrin terapinë katër ditë para dhënies së gjakut, ndërsa ata të cilët marrin vitaminë B12, siç është terapia e anemisë, nuk bën të marrin barna dhjetë ditë para analizës së gjakut.

Terapia e zakonshme për të sëmurët kronikë, për ata me hipertension, me diabet apo për ata me zemër të sëmurë mund të japë rezultate të gabueshme.

Një ditë para dhënies së gjakut, duhet të kalohet terapia e rregullt dhe të pihet edhe pas dhënies së kampionëve për analizë.

Marrja e disa barnave kushtëzohet me tajitje të enzimave të mëlçisë, andaj mund të shfaqen rezultate të analizave laboratorike të cilat dukshëm janë larg atyre vlerave referente apo nuk janë pasojë e sëmundjes së mëlçisë.

Lodhja intensive fizike dhe ekspozimi kushteve ekstreme siç janë temperaturat e ulëta dhe ato të larta gjithashtu mund të ndikojnë në vlerat e disa analizave laboratorike.

Prandaj, enzima e kinazës kreatine e cila që është tregues i rëndësishëm për diagnostikim të infarktit të miokardit dhe të sëmundjeve të muskujve, për shembull, në atë rast mund të jetë më i lartë për dhjetë herë nga vlerat referente pas lodhjes fizike.

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *