Home / Kryesoret / BDI kërkon martesa mes homoseksualëve – (VIDEO)

BDI kërkon martesa mes homoseksualëve – (VIDEO)

Deputeti i BDI-së, Branko Manajllovski, sot në Kuvendin e Maqedonisë ngriti zërin për të drejtat e komunitetit homoseksual. Ai tha se atyre duhet tu njihen të gjitha të drejtat, ndërsa për herë të parë edhe zyrtarisht deputeti I BDI-së, kërkoi që të zyrtarizohen edhe martesat mes gjinisë së njëjtë.

 

“Askush nuk foli për të drejtat e homoseksualëve, një segment i madh, njerëz të shkëlqyeshëm që kontribojnë për shtetin, punojnë, ndërsa tek ne kjo është baukë. Unë nuk mund të kuptoj se ne heteroseksualët jemi të robëruar në një mendim se duhet të kemi vetëm burrë, grua dhe fëmijë dhe kjo është diskutabile, mund të diskutojmë këtë pozicion në shumë mënyra. Por, duhet tu jepen të gjitha të drejtat homoseksualëve në këtë Republikë. Të gjitha, madje edhe e drejta për martesë”, transmeton Televizioni Koha.

Deputeti i BDI-së akuzoi shoqërinë tonë duke thënë se është mbyllur brenda një burri, gruaje dhe fëmijëve. Duke ngritur zërin kundër diskriminimit që sipas tij i bëhet komunitetit homoseksual në vend, Manajllovski me plot emocion kujtoi edhe një rast të një çifti homoseksual që kishte takuar në SHBA.

 “Ndoshta kjo që e them se ka vendin këtu, por do të lejoni ti them dy tre fjalë. Kur isha para 48 viteve ndodhi një rast në Amerikë. Dy të rinj homoseksual mbaheshin për dore dhe shëtitnin në park dhe një grup njerëzish i sulmuan. I sulmuan se nuk ishte dashur ashtu të veprojnë. Ishte në ballinë të gazetave dhe në lajme me muaj se nuk ishte e drejtë dhe i dënuan në burg të përjetshëm ata që i sulmuan. Unë u pajtova me këtë, kështu duhet të jetë”, transmeton Televizioni Koha.

 

Deputeti i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, reagoi ashpër ndaj fjalimit të deputetit të BDI-së, duke thënë se për këtë parti dhe për shqiptarët në Maqedoni nuk janë të pranueshme asnjë lloj tjetër vlere përveç familjes tradicionale.

Në fund të diskutimit të tij, deputeti i BDI-së, Branko Manajllovski porosity edhe mediat që të mos i shkurtojnë asnjë fjalë dhe gjithë kërkesën e tij ta publikojnë në opinion. Ai u zotua se këtë kauzë nuk do ta lë me kaq por do ta ngrit edhe në instance ndërkombëtare.

“Edhe ju gazetarët që jeni këtu dhe kushdoqoftë, mos guxoni ta fshehni asnjë fjalë nga ky fjalim. Le të dëgjojnë të gjithë, le të kuptohet se e gjithë bota këtë e arsyeton dhe ne duhet ta arsyetojmë. Mjaft është më me këto punë, është padrejtësi”, transmeton Televizioni Koha.

Këtë fjalë Manajllovski i tha në komisionin për system politik dhe marëdhënie ndërmjet komuniteteve ku në rend dite ishin aktet dhe raporti vjetor i Avokatit të Popullit. /Tv Koha/

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *