Home / Lajme / Maqedoni / Bejli: Duam ta shohim Maqedoninë në NATO

Bejli: Duam ta shohim Maqedoninë në NATO

Stërvitja “Dragoon Guardian 17” është mundësi e shkëlqyeshme për përforcim të bashkëpunimit bilateral midis Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Forcave të armatosura të SHBA-së, porositi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në solemnitetin për shënim të fillimit të aktiviteteve të filluar të stërvitjes së përbashkët ushtarake.

“Duke e shikuar programin ambicioz në stërvitje, i cili është fryt i përpjekjeve të përbashkëta të pjesëtarëve të ARM-së dhe kolegëve të tyre amerikanë, jam i bindur se kjo stërvitje do të jetë mundësi e shkëlqyeshme për përforcim të gatishmërisë së njësiteve tona, do të kontribuojë drejt përmirësimit të interoperabilitetit dhe do ta afrojë ARM-së drejt kritereve të larta të partnerëve tanë nga SHBA-ja”, theksoi Shekerinska.

Ministrja e Mbrojtjes potencoi se Ministria dhe ARM-ja investojnë përpjekje për promovim ndërkombëtar të poligonit të armatës “Krivollak” duke e deklaruar si kapacitet adekuat për trajnim në suaza rajonale, por edhe më gjerë.

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Xhes bejli potencoi se është adekuate që stërvitja fillon në Kumanovë, qytet, i cili siç tha, historikisht paraqet udhëkryq midis Maqedonisë dhe fqinjëve tanë. Theksoi se këtu lidhen rrugët tregtare dhe transportuese nga lindja dhe perëndimi me veriun dhe jugun.
“Stërvitjet e përbashkëta si kjo i lidhin ushtarët tanë. Duke punuar së bashku ushtarët tanë zhvillojnë lidhje të ndërsjella personale, lidhje të cilat i lidhin vendet tona, por njëkohësisht ato paraqesin edhe garanci se dy armatat tona munden bashkarisht të komunikojnë dhe të funksionojnë”, tha Bejli.

Ai informoi se këtë vit pothuajse 600 ushtarë nga Maqedonia do të marrin pjesë në stërvitje multinacionale të sponsorizuara nga SHBA-ja në Evropë. Bejli e theksoi aftësinë dhe përkushtimin e ushtarëve nga Maqedonia të cilët e kanë theksuar muajin e kaluar gjatë stërvitjes “Saber Guardian”.

Ambasadori Bejli përkujtoi se javën e ardhshme zëvendës-presidenti pens do të udhëtojë në mal të Zi dhe do të takohet me liderët e Samitit të kartës së Adriatikut. Theksoi se muajin e kaluar në Uashington, Pens ka theksuar se politika e NATO-s për derë të hapur çdoherë duhet të mbetet e tillë për të gjithë ato vende që i ndajnë vlerat.
Sipas Bejlit, SHBA-ja punon që ta shohë Maqedoninë se si bëhet pjesë e NATO-s, qoftë përmes mbështetjes së reformave për përforcim të demokracisë ose stërvitjeve siç është “Dragoon Guardian 17”.
Gjenerali brigador Zoran Milevski potencoi se stërvitja paraqet mundësi e shkëlqyeshme për përmirësim dhe avancim të taktikave, teknikave dhe procedurave të cilat i zbatojnë njësitet tona të cilët do të mundësojnë strukturim jo vetëm të kapaciteteve inxhinierike të brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike, por edhe të aftësive të çetës për ABHO nga përbërja e KBO.

Në fillim të stërvitjes pati fjalim edhe kryetari i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski, i cili tha se qyteti i tij është qytet i shumëllojshmërive, qytet multietnik në të cilin me sukses është krijuar dhe funksionon shoqëria civile.
Paradite në vendkalimi kufitar Deve Bair eskadroni i dytë inxhinierik i Forcave të armatosura të SHBA-së në karvan me nga 20 automjete hyrën në Republikën e Maqedonisë, me ç’rast një pjesë e automjeteve u drejtuar në poligonin e armatës “Krivollak” ku fillojnë me aktivitetet stërvitore./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *