Home / Kryesoret / “Ben Blushi” i LR-PDSH-së godet sërish, cilët janë ata që marrin rroga nga 3500 euro ndërsa rininë e varrosni me premtime boshe?

“Ben Blushi” i LR-PDSH-së godet sërish, cilët janë ata që marrin rroga nga 3500 euro ndërsa rininë e varrosni me premtime boshe?

Faton Murseli ndryshe siç i thonë Ben Blushi i Tetovës, si dhe njëri nga themeluesit e parë të LR-PDSH-së në Tetovë tani si kritikues i ashpër i politikave të kësaj partie sot sërish ka goditur duke kërkuar se pse partit shqiptare nuk tregojnë se kush janë ata që marrin rroga mbi 3500 euro dhe rininë e varrosin me premtime boshe.

 

“Poshterim per gjithe rinine shqiptare ne MK ndarja e posteve te eshallonit te trete ku kjo qeveri do te kete 1200 funksionere drejtore dhe udheheqes te tjere te bordeve. 200 Prej tyre do u takojne partive shqiptare ne qeveri sa te rinj do te futen. Nje numer qesharak duke bere rinine shqiptare skllever te Afrikes dhe vendeve te tjera europiane. Pae nuk tregon koalicioni i Aleances se kush eshte anetar bordi drejtues ne T-mobile apo ne EVN me rroga nga 3500 euro. Rrjepesit e xhepit te qytetareve shqiptar jane po keto shqiptare ne bordet drejtuese te ketyre kompanive. Prandaj ftese per te gjithe te rinjte Distancim total nga gjithe partite politike shqiptare te krijojme alternativen tone” ka shkruar Murseli

Ai edhe në kongresin e partisë ditë më parë ka lëshuar akuza të rënda për humbësit e zgjedhjeve në Tetovë si Agon Feratin dhe Arta Toçin ku të njetët u shpërblyen me poste njëra zv/ministre e trejtri pritet të emërohet drejtor.

Ndryshe deputeti i PS-së Ben Blushi doli haptas kundër politikave të Edi Ramës ku më pas hapi partinë e tij LIBRA që nuk arriti të fitojë një mandat për deputet./TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *