Home / Lajme / Rajon / “BMW-ja” përplaset “kokë më kokë” me autobusin, disa të plagosur

“BMW-ja” përplaset “kokë më kokë” me autobusin, disa të plagosur

Një aksident automobilistik pa pasoja në njerëz ka ndodhur disa minuta më parë në urën e Institutit Bujqësor në Kamëz.

Një makinë tip “BMW” ngjyrë gri është përplasur me autobusin e linjës së Paskuqanit. “BMW-ja”ka pësuar dëmtime në pjesën e kofanos, pasi është përplasur “ballë për ballë” me autobusin. Një vajzë e moshës 25 vjeç drejtonte “BMW-në” dhe nuk mbeti e plagosur nga përplasja.

Sipas dëshmitarëve për JOQ.al shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar nga ana e të dy automjeteve.

Kjo ka bërë që i gjithë qarkullimi në rrugë të bllokohet dhe të krijohet kaos në trafik. Katër autobusë të tjerë presin në radhë që të kalojnë ndërkohë që as policia as ambulanca nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje./JOQ.al

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *