Home / Lajme / Maqedoni / Boçvarski: Ka filluar procesi i profesionalizimit të administratës që VMRO-DPMNE e kishte partizuar

Boçvarski: Ka filluar procesi i profesionalizimit të administratës që VMRO-DPMNE e kishte partizuar

VMRO-DPMNE 11 vite i ka keqpërdorur institucionet dhe e ka partizuar shtetin, me çka e shndërroi Maqedoninë në një vend të izoluar. Për vetëm disa muaj, nga tetori i vitit 2016, deri në fund të majit të këtij viti, Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka punësuar mbi 7700 persona në administratën shtetërore, ndërsa nga 1 qershori deri më tani, në komunat të cilat janë nën kontroll të VMRO-DPMNE-së janë punësuar mbi 300 persona.

Ky është vetëm një nga faktet e shkallës së lartë të partizimit që la pas vetes VMRO-DPMNE dhe fakt që sa më shpejtë të çlirohen institucionet nga ndikimi partiak. Për atë arsye, Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka filluar procesin e profesionalizimit të administratës shtetërore.

Përmes planit reformator qeveritar “3-6-9”, Qeveria ka filluar proces të reformave themelore në administratën shtetërore, që do të sigurojnë institucione profesionale dhe efikase. Pas zgjedhjeve lokale në tetor, procesi i tillë i refomave në administratë do të vazhdojë edhe në nivel lokal.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë meritojnë dhe do të kenë administratë shtetërore që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do të merret me nevojat e tyre reale. Asnjëherë më nuk do të lejojmë që ndonjë institucion shtetëror të funksionojë si ndonjë shtab partiak ashtu si funksiononte me VMRO-DPMNE-në.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *