Home / Lajme / Maqedoni / BREGDETI SHQIPTAR MË I LIRË DHE MË I PREFERUAR PËR PUSHIME

BREGDETI SHQIPTAR MË I LIRË DHE MË I PREFERUAR PËR PUSHIME

Sezoni turistik veror tashmë ka filluar, ndërkohë që qytetarët kërkojnë aranzhmanet e përballueshme për të kaluar pushimet e tyre verore. Si destinacionet më të preferuara dhe më të kërkuara në agjencitë turistike nga ana e qytetarëve të Tetovës, ashtu edhe si vitet e kaluara, edhe këtë vit mbeten bregedeti shqiptarë, bregedi Turqisë dhe ai i Malit të Zi.Edhe agjencitë turistike tashmë kanë filluar me promovimin e destinaioneve të ndryshme turistike nga ato më luksozet e deri tek ato më të thjeshtat dhe më të lirat. Sipas përfaqësuesëve të këtyre agjencioneve turistike si destinacione më të kërkuara për pushuesit tetovarë vazhdojnë të jenë bregdeti shqiptarë dhe ai turk.

 

Edhe qytetarët nga ana tjetër thonë se edhe këtë vit zakonisht kanë zgjedhur që të pushojnë në bregdetin shqiptarë, për shkak se është më afër dhe më lirë, disa të tjerë shprehen se gjendja e rënduar ekonomike pamundëson që ato të kalojnë pushimet në ndonjërin prej destinacioneve që ofrohen nga agjencionet turistike në vend. Këtë vit interesimi i qytetarëve të Maqedonisë në përgjithësi për të pushuar në njërin nga destinacionet turistike për dallim nga vitet e kaluara është dukshëm më i vogël, kjo për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike e cila pamundëson një gjë të tillë, që për shumëkënd konsiderohet edhe si luks. Bregdeti shqiptarë më i lire dhe më i preferuar për pushime.Transmeton Koha

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *