Home / Kryesoret / Bregdeti shqiptarë më i lirë dhe më i preferuar – (VIDEO)

Bregdeti shqiptarë më i lirë dhe më i preferuar – (VIDEO)

 

Sezoni turistik veror tashmë ka filluar, ndërkohë që qytetarët kërkojnë aranzhmanet e përballueshme për të kaluar pushimet e tyre verore. Si destinacionet më të preferuara dhe më të kërkuara në agjencitë turistike nga ana e qytetarëve të Tetovës, ashtu edhe si vitet e kaluara, edhe këtë vit mbeten bregedeti shqiptarë, bregedi Turqisë dhe ai i Malit të Zi, transmeton Televizioni Koha.

Edhe agjencitë turistike tashmë kanë filluar me promovimin e destinaioneve të ndryshme turistike nga ato më luksozet e deri tek ato më të thjeshtat dhe më të lirat. Sipas përfaqësuesëve të këtyre agjencioneve turistike si destinacione më të kërkuara për pushuesit tetovarë vazhdojnë të jenë bregdeti shqiptarë dhe ai turk.

“Më shumë interesim ka për në bregdetin shqiptar, për arsye se ofron çmime më të lira , gjithashtu edhe bregdeti turk për momentin është destinacioni më i kërkuar, për shkak të ofertës së pasur që ka, poashtu këtë vit ka edhe çmime shumë të arsyeshme, pastaj kemi edhe bregdetin grek. Standard si çdo vit edhe sivjet interesi është në rritje pas muajt të ramazanit , por nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga vitet e kaluara sepse kriza ka ndikuar pak në kërkesat për aranzhman ”, thotë Albana Bislimi nga agjencioni Euro Turist në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Çmimet si zakonisht janë të njejta me vitet e kaluara duke filluar nga 300 euro për person në Turqi ndërsa në Shqipëri fillojnë nga 15 euro e më lartë. Egjipti dhe Tunisi vazhdojnë të mos jenë pjesë e ofertës.

“Turqia ka një ofertë shumë të arsyeshme për këtë vit ku përfshinë paketën e plotë, hoteli , transferi taksa për të gjitha këto, për paketën një javore çmimet startojnë prej 299 euro e lartë. Bregdeti grek është pak më i shtrenjtë, kurse bregdeti shqiptar nuk ka ndonjë ndryshim çmimesh nga vitet e kaluara. Më parë ne organizonim fluturime edhe për në Egjip gjegjësisht për në Sharm El Sheikh por edhe për në Tunisi por këto vitet e fundit për shkak të trazirave që ndodhin atje ne nuk organizojmë çarter fluturime për atje dhe nuk i rekomandojmë për momentin këto destinacione për shkak të sigurisë”, thonë nga ky agjencion, transmeton Televizioni Koha.

Nga agjencioni tuistik Eruo Turis theksojnë se deri më tash kanë patur nga një fluturim çarter në javë, ndërsa tash e tutje kanë nga dy fluturime në javë për në Turqi. Por bregdeti shqiptarë mbetet më i preferuar për shkak të çmimeve.

Edhe qytetarët nga ana tjetër thonë se edhe këtë vit zakonisht kanë zgjedhur që të pushojnë në bregdetin shqiptarë, për shkak se është më afër dhe më lirë, disa të tjerë shprehen se gjendja e rënduar ekonomike pamundëson që ato të kalojnë pushimet në ndonjërin prej destinacioneve që ofrohen nga agjencionet turistike në vend.Mirëpo një pjesë tjetër e qytetarëve kanë vendosur që të qëndrojnë në Tetovë për të kaluar ditët e nxehta dhe me vapë, për shkak s ekushtet ekonomike nuk u lejojnë një luks të tillë që të shkojnë në pushime.

Ndryshe, pjesa më e madhe e qytetarëve të Tetovës të cilët punojnë në administratë shtetërore dhe privatisht pushimet i kalojnë në Shqipëri për arsye ekonomike, ndërsa ata që shkojnë në Turqi janë më shumë mërgimtarë dhe shtresa më e pasur e popullatës./Tv Koha/

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *