Home / Lajme / Maqedoni / Burgu i Kumanovës, rrihet keq i burgosuri Erxhan Zenuni

Burgu i Kumanovës, rrihet keq i burgosuri Erxhan Zenuni

burgosuri Erxhan Zenuni nga Kumanova është rrahur brutalisht nga gardianët në burgun Kshanje, disa kilometra nga qyteti i Kumanovës.

Rasti është bërë i ditur për mediat nga ana e familjarë të të burgosurit, të cilët kanë bërë të ditur se pasi i burgosuri ka marr plagë të rënda trupore është dërguar për mjekim në Spitalin e Kumanovës, transmeton TVM2.

“Rrahja ka qenë brutale, pasi që është rrahur në mënyrë të organizuar nga gardianët. Ky brutalitet është i paparë dhe nuk duhet toleruar. Ka masa tjera sanksionuese që mund të ndërmerren dhe jo të ushtrohet dhunë. Është koha e fundit që të ndërmerren masa nga ministri i ri i drejtësisë dhe institucionet e tjera”, dekalrojnë familjarët.

Familjarët apelojnë që ministria e drejtësisë të zbardh rastin dhe të kërkojë përgjegjësi nga burgu i Kumanovës, ku nuk ka asnjë gardianë shqiptarë, përveç zv/drejtorit të burgut.

Po ashtu kërkohet që për rastin të angazhohet edhe Avokati i Popullit dhe organizatat për të drejtat e njeriut.

burgosuri Erxhan Zenuni është në përfundim të dënimit, pasi dënimi i tij me burg përfundon më 11 korrik.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *