Home / Kuriozitete / Burrat provojnë për një ditë dhimbjet e lindjes

Burrat provojnë për një ditë dhimbjet e lindjes

Dy burra kanë marrë guximin që të provojnë me anë të një stimulatori dhimbjet që përjetojnë gratë gjatë lindjes së fëmijëve. Çifti,  Brad dhe Dan,  pretendonin se gratë ekzagjërojnë gjithçka dhe dhimbjet nuk janë aq tronditëse sa dukeshin.

Por nuk ka rezultuar ashtu siç e prisnin, pasi dhimbjet që kanë përjetuar ishin të tmerrshme, duke i lënë pa frymë.

Ngjarja ëshë regjistuar nga mjekët e Rochester Hills në Michigan dhe në video shihen të dy burra, së bashku me bashkëshortet e tyre që i shoqërojnë, të lidhur në pajisjen që dërgon elektroda në barkun e tyre, të cilatr imitojnë kontraktimet. Ata u tronditën nga dhimbjet e mëdha dhe ndërsa goditjet vijnë, fillojë të dridhen.

Gratë shijojnë shfaqjen dhe argëtohen, ndërsa burrat e tyre i nënshtrohen torturës.

“Duket sikur dikush është duke marrë një sharrë dhe po gdhend barkun tim,”-shprehet një nga djemtë.

Pas përfundimit të eksperimentit që zgjati rreth një orë, të dy burrat pranuan se dhimbjet ishin shumë të tmerrshme sesa i kishin pritur.

Gjithashtu lexo

Kërcen mbi 110 litarë, thyen rekord botëror – (VIDEO)

Vajza nga shkolla fillore në Pekin, ka thyer rekordin botëror. Ajo ka kërcyer 110 herë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *