Home / Kryesoret / Caktohen gjykatësit për Gruevskin e Mijallkovin

Caktohen gjykatësit për Gruevskin e Mijallkovin

Gjykata Themelore Shkup 1 informoi se për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Target”, “Titanik” dhe “Fortesa” janë caktuar nga gjykatësit Ivica Stefanovki dhe Goran Boshevski. Këto janë ndarë në bazë të sistemit elektronik të udhëheqjes së lëndëve nga ku kërkohet edhe përcaktim i masës për paraburgim.

Siç njoftojnë nga Gjykatat Themelore Shkupi 1, lëndët janë dorëzuar për punë në Këshillat për Krim, të cilët duhet të njoftojnë për kërkesat e PSP-së. Nga Gjykata bëjnë të ditur se për të gjitha këto lëndë, opinioni do të njoftohet me kohë menjëherë pasi që të merret vendimi sot.

Në këto raste të dyshuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov. Në këto lëndë PSP kërkoi paraburgim për Gruevskin dhe Mijallkovin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *