Home / Lajme / Kronika e zezë / Çfarë e shkakoi shpërthimin në Velipojë, dalin detajet e reja nga inspektimi

Çfarë e shkakoi shpërthimin në Velipojë, dalin detajet e reja nga inspektimi

Tmerr ne kompleksin turistik Fishta në Velipojë. Shperthimi i fuqishem i gazit ka shkaktuar se paku 4 persona te plagosur rende dhe 20 te tjere te lenduar me lehte, qe u nisen me urgjence drejt spitalit.

shperthim

Ora 12:25

Inspektoret janë futur në ambientet e lokalit dhe konstatuan se në bodrum ka pasur një cisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kuzhinë. Ka rrjedhur gazi i kësaj depozite që ka sjellë shpërthimin. News 24 raporton se ambienti është në pronësi të Seit Fishtës. ish-kryetar i Komunës së Velipojës, biznesmen ndërtimi dhe ish-kandidat i PS për deputet.

Ora 12:20

Dalin detajet e reja per shperthimin ne Velipoje, ku mbeten 4 te plagosur, dy prej te cileva, babe e bir pronaret e restoirantit dhe 20 te tjere te lenduar me lehte. ISHT ka reaguar pas ngjarjes dhe ka sqaruar se nga inspektimi qe u be nuk ka pasur shperthim bombole ne restorant, sikunder u raportua ne fillim. Shperthimi i fuqishem ka ardhur nga rrjedhja e gazit te nje cisterne 1 mije litershe me gaz ne ambintet e bodrumit, qe ishte vendosur per perdorim ne kuzhine.

Ora 11:45 Drejtori i Spitalit te Shkodres ka bere me dije se dy prej te plagosurve qe u shtruan fillimisht ne spitalin e Shkodres dhe me pas u nisen drejt Tiranes jane bab e bir, pronari i restorantit ku ndodhi shperthimi dhe djali i tij.

Ora: 11:12

Drejtori i spitalite te Shkodres ka dhene informacion lidhur me gjendjen e te plagosurve. Ai ka thene se nje i lenduar ne gjendje me te rende eshte derguar drejt Tiranes, nderkohe qe nje tjeter po behet gati per transport me helikopter drejt kryeqytetit per ndihme te specializuar. Nderkohe, sipas tij, gjendja e dy te tjereve eshte problematike, por jo e rende si ata qe u vendos te levizeshin nga spitali rajonal.

Ora 10:52

Dy prej te plagosurve nga shperthimi jane nisur drejt Tiranes me helikopter. Mes tyre, i plagosur rende eshte edhe pronari i restorantit ku ndodhi shperthimi.

Ora 10:30

Nga vendi i ngjarjes, gazetari i “Panorama” raporton se 4 persona jane te plagosur rende, njeri prej tyre duket i shtrire pertoke, nderkohe qe 20 te tjere kane lendime me te lehta.

Sipas të dhënave të para mesohet se zjarri ka perfshire nje restorant ne katin e pare te kompleksit dhe dyshohet se ka ndodhur shpërthim i një bomole gazi. Ne vend po shkojne me urgjence forcat zjarrfikese.

“Është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm i një bombule gazi në një restorant. Raportohet për 4 të plagosur rende”- raporton “Panorama”.


Shperthimi ne Shkoder by panoramaon

zjarri

zjarr1zjarr

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *