Home / Lajme / Maqedoni / Ç’mendojnë të rinjtë në Perëndim për të ardhmen e Ballkanit?

Ç’mendojnë të rinjtë në Perëndim për të ardhmen e Ballkanit?

Studentë nga Ballkani në Gjermani flasin për DW se si e shohin ata të ardhmen e vedeve të tyre, dhe çfarë i bashkon e ndan nacionalitet në vendet ballkanike.
RYCO është projekti më i prekshëm në kuadër të nismës së Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Organiazata rajonale për bashkëpunimin e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor sipas modelit të organizatës gjermanio-franceze të rinisë ka krijuar strukturën e saj me seli nbë Tiranë, prej nga do tëkoordinohen projektet për aktivitete e përbashëkta të të rinjve në rajon. “Qëllimi ynë kryesor është që të mbështesim të rinjtë dhe oragnizatat jo qeveritare që t’ju krijojnë të rinjve mundësi shkëmbimi. Do t’ju japim mundësinë për lidhje atyre që ende kanë dyshime e paragjykime ndaj njeri-tjetrit”, u shpreh në intervistë për DW drejtori ekzekutiv i RYCO, Djuro Blanusa.

Të ambjentuar me jetën në Perëndim studentët nga Ballkanin ë Gjermani preokupohen për zhvillimet në atdheun e tyre, i shohin ato me sy kritik, por edhe shprehin mendimet e tyre si për gjendjen aktuale në rajon, ashtu edhe për të ardhmen e tij. Ç’mendojnë të rinjtë për rajonin e Ballkanit, çfarë i lidhë apo i ndanë ata, si e shohin ato të ardhmene tij? DW bisedoi me disa studentë nga Ballkani në Gjermani.

Diversiteti dhe gjallëria është Ballkani për mua, thotë studentja Xhevaire Jusufi nga Duseldorfi. Në pyetjen se çfarë kanë të përbashkët këto vende, ajo përmendi kokëfortësinë dhe muzikën. Për të ardhmen e rajonit të Ballkanit ajo mendon se mund të jetë shumë e ndritshme nëse diversiteti dhe multietniciteti do të shihen si diçka poztive. Gjenerata e re e disaporës për të është shumë e rëndësishme, sepse ata mund të jeni si ambasdorë të vendeve nga e kanë prejardhjen.

“Ballkani për mua është vend historik me kultura të ndryshme me ifluencë nga orienti dhe oksidenti”, thotë Pleurat Mulaku. Si të përbashkët ai sheh traditën, ushqimin dhe gjuhën në vende të caktuara. Për të ardhmen, studenti me prejardhje nga Kosova, thotë se do të jetë pozitive nëse konfliktet marrin fund. Ai mendon se gjenerata e tij, e cila nuk është drejt për drejt e prekur nga lufta tani e ka mundësinë që të ecë përpara, sepse sikurse thotë ai, kjo gjeneratë është rritur jashtë “hasmërisë direkte”.

 

Malësore Qorraj, e cila studion për farmaci, e sheh Ballkanin si vendi nga vinë prindërit e saj. Të përbashkët vendet e Ballkanit sipas saj kanë historinë. Malësorja sheh si problem kryesor të Ballkanit prespektivën jo të mirë për të rinjtë dhe largimin e tyre nga vendi. “Të hapin gojën, e jo të rrinë gjithë kohës në internet. Të jenë aktivë që të mos presin zgjidhjet e problemve t’jua sjell dikush”, është mesazhi i saj për të rinjtë.

Studentja nga Maqedonia Arjeta Rushiti thotë, se “Ballkani paraqet një burim konfliktesh historike dhe kulturore”. Ajo shpreson në zbehjen e ndjenjave nacionaliste dhe që vendet ta konsiderojnë njëri-tjetrin si fqinj e jo si armiq, e me këtë të shtohet edhe bashkëpunimi midis tyre. Studentja nga Kërçova mendon që prindërit kanë rolin kyç në edukimin e fëmijëve tyre, që të mos u inponohen gjeneratave të reja me mendime negative për kombesitë tjera./DW

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *