Home / Showbiz / Çmimin vjetor për filmbërësen kosovare në PriFest Adriana Matoshi:

Çmimin vjetor për filmbërësen kosovare në PriFest Adriana Matoshi:

Adriana Matoshi ka qenë pa dyshim njëra ndër aktoret më aktive dhe të pëlqyera nga publiku gjatë vitit 2017.

Roli i ‘Sasës’ në serialin e njohur komik “O Sa Mirë” ka qenë më i suksesshmi, me të cilin ka bërë edhe më shumë për vete publikun, ndërsa nuk ka munguar angazhimi i saj edhe në projektet filmike si: “Martesa”, “Rooftop Sonata” dhe “Pranverë e paharruar në një fshat të harruar”.

Krejt këto angazhime duket se u kurorëzuan me suksesin më të madh, duke rrëmbyer çmimin kryesor të festivalin Pri Film Fest.

“Çmimi vjetor për filmbërësen e vitit” ishe rezervuar për aktoren Matoshi, e cila e ka pranuar me kënaqësinë më të madhe.

Emocionet e para, pasi fitoi këtë çmim, Adriana vendosi t’i ndajë me ndjekësit e saj përmes një shkrimi në rrjetin soial Facebook:

“E nderuar qe me shpërblyen me
Çmimin vjetorë për filmbersen Kosovare!
Faleminderit Vjosa Berisha &Fatos Berisha
Faleminderit Kiki Rugova Zeqa per veshjet gjate festivalit!
Faleminderit Lidona Berisha per grimin edhe gjithcka qe bon per mu!
E bekuar qe jam e rrethuar me njerezit ma te mire ne jete!
Ju dua dhe ju paça!” (sic.), janë fjalët e aktores Adriana Matoshi.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *