Home / Showbiz / Dalin fotot e para të binjakëve të George Clooney

Dalin fotot e para të binjakëve të George Clooney

George dhe Amal Clooney kanë sjellë në jetë rreth dy muaj më parë binjakët e tyre.

 

Por duke se fanatizmi i aktorit për të ruajtur privatësinë e binjakëve, ia ka shtuar më tepër kuriozitetin paparacëve për të mësuar se çfarë pamje kanë Ella dhe Alexander.

Një nga fotografët e tabloidit francez “Voici” ka kapërcyer gardhin e shtëpisë së çiftit për të shkrepur qoftë edhe një foto nga familja, dhe ka arritur të fotografojë binjakët në duart e prindëve, edhe nuk mund t’ua shohim fytyrën.  I nisur nga kjo ngjarje, aktori ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka paralajmëruar të gjitha mediat.

“Gjatë kësaj jave, fotografi nga revista “Voici” ka kaluar gardhin e shtëpisë sonë, ka hypur mbi pemë dhe ka tentuar që të fotografojë fëmijët tonë. Mos bëni gabime të tilla, pasi fotografët, agjensia dhe revista do të ndiqen penalisht. Siguria e fëmijëve tonë e kërkon një gjë të tillë”, u shpreh Clooney.

George dhe Amal ende nuk kanë publikuar fotot e binjakëve të tyre dy muajshe, madje ajo e kanë “blinduar” shtëpinë e tyre me qëllim që binjakët të jenë të sigurt fizikisht por edhe të mos bëhen publik për mediat.

Por ka qenë pikërisht kjo gjë, që i ka shtyrë fotografët të kalojnë deri në nivele ekstreme.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *