Home / Kryesoret / DASMA MADHËSHTORE E FAMILJES LAZAMI QË DO TË MBAHET MEND PËR SHUMË GJATË – (FOTO & VIDEO)

DASMA MADHËSHTORE E FAMILJES LAZAMI QË DO TË MBAHET MEND PËR SHUMË GJATË – (FOTO & VIDEO)

Familja Lazami nga Leshnica e komunës së Zhelinës ka pasur një gëzim të madh familjarë, pasiqë këto ditë ka organizuar një dasmë madhështore me rastin e synetisë së djalit të vetëm të biznesmenit dhe humanistit të madh dhe të mirënjohur Xhevahir Lazami i cili jeton vepron dhe punon në Hamburg të Gjermanisë por edhe në Shqipëri Maqedoni dhe Kosovë, transmeton Televizioni Koha.

 

 

Në këtë dasmë gjithçka ishte organizuar në mënyrën më perfekte të mundshme, pasi çdo detaj ishte thjesht fantastik. Nga të ftuarit që morën pjesë në dasmën e familjes Lazami, kjo dasmë me të drejtë është konsideruar si një spektakël. Një dasmë që “shkundi” vendlindjen e familjes Lazami Leshnicën, Zhelinën por edhe Tetovën, ku ishin të ftuar me qindra personalitete të ndryshme përfshirë këtu familjarë, miqë, të afërm, dhe bashkëvendas të cilët këtë dasmë tradicionale shqiptare kanë për ta mbajtur mend për shumë gjatë.

 

 

 

Dasma e familjes Lazami në tërësi më shumë ka qenë një shfaqje një spektakël madhështor pasiqë në të kanë performuar artistë të ndryshëm gjegjësisht këngëtarë të mirënjohur të estradës por edhe valltarë të shoqërive kulturo artistike që veprojnë në rajonin e Pollogut. Skena në të cilën kanë performuar këto këngëtarë ishte ngritur në mënyrë madhështore. Për të argëtuar të pranishmit në dasmë është përkujdesur Shkurte Gashi, Muharem Ameti, Fatlume Popovci e njohur si Lumja, Erkan Musliu, Besjana Kasami e njohur në publik si Big Mama, Ibrahim Kasami, Safina e shumë e shumë këngëtarë të tjerë, nuk kanë munguar as zurlet e tupanat nga ustallarë të zotë, të veshur me veshje tradicionale kombëtare shqiptare, e as muzika folklorike me çiftelia nga rapsodë të mirënjohur të Pollogut, njofton Televizioni Koha.

 

 

Momenti më i bukur i dasmës ka qenë paraqitja para të pranishmëve e princit të vogël të familjes Lazami Zylfi Lazamit të cilin familjarët e mbanin në duar në një fron të improvizuar mbretëror tamam si një princ, që më pas e shoqëruan deri tek helikopteri, të cilin babai Xhevahir Lazami e kishte kontraktuar enkas për birin e tij të vetëm, për t’i mundësuar atij një shëtitje speciale në qiellin e Tetovës dhe rrethinës me rastin e synetisë së tij.

 

 

 

Ndryshe kryefamiljari i familjes Lazami Xhevahir Lazami përveç që është një biznesmen i zoti, në vendlindjen e tij por edhe më gjërë njihet edhe si një humanist i madh pasiqë përveç asajë që ka 100 të punësuar kryesisht shqiptarë në biznesin që ai drejton, Xhevahiri gjatë gjithë jetës së tij ka ndihmuar me aq sa ka pasur mundësi qindra familje skamnore që kanë pasur të rënduar gjendjen e tyre ekonomike. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *