Home / Kuriozitete / Dasma me mbi 4500 të ftuar, gati për të vendos rekord në Gines

Dasma me mbi 4500 të ftuar, gati për të vendos rekord në Gines

Dasma më e madhe në Bullgari është gati që të vendos rekord në Gines. Mbi 4500 njerëz nga mbarë vendi morën pjesën në dasmën me veshje tradicionale të zhvilluar në fshatin Arbanassi afër Veliko Tarnovës të dielën.

Organizimi ishte spektakolar pasi të sapomartuarit, Georgi Georgiev nga Lukovit dhe Iva Yançeva nga Burgasi , si edhe të gjithë të ftuarit ishin veshur me kostume folklorike tradicionale  dhe u ulën në një hapësirë rreth 1 kilometër në livadhet piktoreske të fshatit.

Mbulesat e tavolinave të qëndisura ishin të shtruara të gjitha në tokë dhe iu shërbyen fasule me mish të pjekur në tava dheu dhe mbi dyqind grupe të muzikës folklorike nga i gjithë vendi luajtën muzikë në dasmë.

Çifti, i cili ftoi të gjithë komunitetit në ditën e tyre të veçantë, e zhvilloi ceremoninë e martesës në një tempull të vogël në një ng manastiret në Arbanasi dhe i thanë njëri-tjetrit “Po” para mijëra mysfirëve.

Ceremonia, e mbajtur në bazë të traditave bullgare, u ndoq nga një noter i cili vërtetoi praninë e numrit rekord të të ftuarve.


Dasma Bullgari by GazetaExpresscom

/Oranews.tv/

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *