Home / Lajme / Dëshiron të kalojë ilegalisht në Angli, shqiptari ‘kapet’ në Maltë

Dëshiron të kalojë ilegalisht në Angli, shqiptari ‘kapet’ në Maltë

Por, avokati i shqiptarit, Noel Cutajar ka thënë se ai dëshironte të largohejnga Shqipëria, pasi kishte frikë për jetën e tij, pasi kishte marrë kërcënime me jetë

Një shqiptar është paraqitur para gjykatës, pasi akuzohet se ka pasur dokumente të falsifikuara, shkruan “independent.com.mt”.

Zerja, 24-vjeçar, i lindur në Dibër është akuzuar se kishte një kartë identiteti të falsifikuar, të ndryshuar ose i pavlerë. Ai ishte arrestuar më 18 korrik, ku gjithashtu kishte edhe një patentë të falsifikuar italiane dhe një kartë italiane të manipuluar. Arrestimi ka ndodhur shqiptari ishte në një fluturim lidhës nga Shqipëria për në Londër, me një ndalesë në Maltë, përcjell albinfo.ch.

Prokuroria e udhëhequr nga inspektori Darren Buhagiar gjithashtu ka paraqitur një akuzë lidhur me falsifikimin e dokumentacionit të rremë, me të cilin u përpoq të vazhdonte hyrjen në Maltë.

Por, avokati i shqiptarit, Noel Cutajar ka thënë se ai dëshironte të largohej ga Shqipëria, pasi kishte frikë për jetën e tij, pasi kishte marrë kërcënime me jetë. Ai pranoi fajin, derisa do të qëndrojë në paraburgim.

Gjithashtu lexo

Përplaset luftanija amerikane, 10 marinarë të zhdukur – (VIDEO)

Marina e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se 10 marinarë konsiderohen të zhdukur, ndërsa pesë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *