Home / Lajme / Rajon / Dëshmia prekëse e nënës së vajzës ruse që humbi jetën në Ksamil: E njoha vajzën time nga…

Dëshmia prekëse e nënës së vajzës ruse që humbi jetën në Ksamil: E njoha vajzën time nga…

Tatiana Kulagina, nëna e adoleshentes që mbeti viktimë, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues në plazhin e Ksamilit ka rrëfyer momentin e tmerrit.

“Një varkë e verdhë me motor u largua me shpejtësi nga vendi ku po notonte turistja 15 –vjeçare ruse, Ksenia Ryok. Një tjetër, me ngjyrë të bardhë, qëndroi në vend”, janë pamje që ka fiksuar nëna e vajzës..

Tatiana Kulagina ka rrëfyer se ajo së bashku me vajzë e saj, në datën 21 korrik janë nisur me not në drejtim të tre ishujve, nga plazhi i shtetasit Arben Pole.

Ksenia ishte përpara nënës së saj me not dhe në një moment ajo e humb nga sytë atë. Kur është afruar afër ishullit në një distancë 30-50 metra ka parë një njeri që ka ngritur dorën lart.

Por ajo nuk mund të përcaktojë nëse ka qenë vajza e saj. Po në atë kohë në të njëjtin vend Tatiana ka parë një varkë të verdhë dhe pak metra më tutje një me ngjyrë të bardhë, shkruan Tv Klan.
Varka e bardhë qëndroi në atë vend, kurse e verdha u largua.

Tatiana nuk ka fiksuar se sa njerëz ndodheshin në këto dy varka, por sqaron se ato kryenin transport turistësh. Duke mos e parë ende vajzën Tatiana ka vendosur të dalë në bregun e ishullit. Ka kërkuar me sy vajzën e shqetësuar, por nuk e ka parë. Duke kqyrur majtas-djathtas, ka parë që diçka po ndodhte në det pikërisht në vendin ku pa njërin që ngriti dorë. Aty ishin dy varka një e policisë e ngjyrë e errët dhe një e bardhë.

Ka notuar drejt tyre dhe kur është ndodhur në një distancë rreth 10 metra larg tyre, ka parë që po nxirrnin një person nga uji. Kur u është afruar më shumë ajo ka njohur se personi që nxorrën nga uji të pajetë ishte vajza e saj, pasi e njohu nga këmba.

dhe trupin e pajetë të vajzës së saj. Por më është larguar nga aty duke e hipur tek varka tjetër. Por më pas e larguan nga ai mjet dhe e hipën tek varka tjetër me ngjyrë të bardhë që ndodhej atje. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *