Home / Lajme / Kronika e zezë / Digjen dy objekte bagëtie në Merovë të Tetovës, lëndohet zjarrfikësi (FOTO)

Digjen dy objekte bagëtie në Merovë të Tetovës, lëndohet zjarrfikësi (FOTO)

Mbrëmë në Merovë të Tetovës zjarri ka kapluar dy objekte bagëtie ku zjarrfikësit kanë arritur në kohë dhe kanë shpëtuar edhe kafshët dhe përhapjen e zjarrit në shtëpitë afër. Nga shuarja e zjarrit mbetet i helmuar një zjarrfikës ku dërgohet menjëher në Spitalin e Tetovës.

Siç thotë Uka Aliti për TetovaSot, ekipet e zjarrfikësve kanë arritur në kohë me katër automjete dhe 10 zjarrfikës ku zjarri është vënë në kontroll. “të lënduar nuk ka, vetëm zjarrfikësi mori helmim nga tymi i madh ku menjëher u dërgua në Spitalin Klinik të Tetovës” u shpreh Aliti

Ai gjithashtu apelojë që në këto temperatura të nxehta të ketë më shumë kujdes sepse zjarri përhapet shumë shpejtë./TetovaSot/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *