Home / Lajme / Kronika e zezë / Digjen tre shitore në qendër të Gostivarit

Digjen tre shitore në qendër të Gostivarit

Mëngjesin e sotëm rreth orës 2 e 45 minuta, janë përfshi nga zjarri tre lokale që ndodhen në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski” në pjesën qendrore të qytetit të Gostivarit.

Zjarri ka përfshi një shitore për këpucë, një buktik- tekstil dhe një librari. Kjo e fundit ishte më pak e dëmtuar.

Zjarri mendohet të ketë ardhur nga kulmi i objetit ku ndodhen shitorja e këpucëve “Pro Shot” dhe buktiku “West Man”.

Dëmi llogaritet i madh, ndërsa jozyrtarisht zjarri ka shpërthyer si pasojë e instalimit të vjetër elektrik.

Ka intervenuar Njësiti i Zjarrfikësve dhe zjarri është lokalizuar, duke shmangur përfshirjen nga zjarri të objekteve të tjera përgjatë rrugës.

Në vendngjarje ekspertizë bënin një ekip i Policisë së Gostivarit, shoqëruar edhe nga Prokurori Publik.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *